Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova është shkarkuar nga detyra që kishte.
Mediat u shprehën se në vend të ish- drejtorit Shillova është vendosur si ushtrues i detyrës Arben Paçarizi.
Shkarkimi i Shillovës ndodhi gjatë ditës së sotme. Zëvendësuesi i Shillovës, Arben Paçarizi ka punuar në po të njëjtën drejtori.