Shkarkohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga.
Urdhri për shkarkim është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kjo detyrë tashmë i besohet Naim Lalës, i cili vjen nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Tiranë. Ndërkohë, Zoga është emëruar specialist në departamentin e Policisë së Përgjithshme.
