Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkarkohet Sekretarja e Brendshme britanike, Braverman doli kundër protestave pro Palestinës

09:55 / November 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Suella Braverman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me firmë të kryeministrit Rishi Sunak, sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman është shkarkuar nga posti i saj. Ajo muajt e fundit doli hapur kundër shqiptarëve. Lajmi është bërë publik nga media britanike “The Sun”. Ky vendim erdhi pasi ka kritikuar protestat pro Palestinës.

Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak. Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre.

Rikujtojmë se është hera e dytë që Braverman detyrohet të largohet nga e njëjta punë në pak më shumë se një vit. Liz Truss e urdhëroi atë të jepte dorëheqjen në tetor të vitit të kaluar pas disa javësh në detyrë, për dërgimin e informacionit konfidencial te një deputeti nga një adresë emaili private.

James Cleverly pritet që të jetë Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai u pa duke hyrë në 10 Downing Street këtë mëngjes pasi ish-sekretarja e Brendshme, Sulla Braverman u shkarkua.

Mediat në Britani raportojnë se Braverman është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës. Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak. Përpara se të merrte rolin e tij të ri, Cleverly ishte Sekretar Arsimi për tre muaj, nga korriku 2022 deri në shtator 2022 në ditët e fundit të Boris Johnson.

Braverman pak kohë më parë ishte kthyer në protagoniste edhe për shqiptarët, pikërisht për komentet raciste ndaj emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ajo është vajza e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius, u shpalli ‘luftë’ emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese më të mirë përtej brigjeve kontinentale.

Rreth një vit më parë, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga emigrantët shqiptarë që përshkojnë me varka kanalin e La Manshit, si dhe si pjesëtar të grupeve kriminale.

Lexo edhe https://tirananews.al/fotot-e-para-te-braverman-teksa-largohet-nga-shtepia-ne-londer-u-shkarkua-nga-kryeministri/

Lexo edhe https://tirananews.al/james-cleverly-ne-postin-e-suella-braverman-pas-shkarkimit-te-saj-shihet-duke-hyre-ne-10-downing-street/

Suella Braverman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.