Klientela gjendej me Call Center, baza e së cilës ishte në Spanjë. Policia italiane ka goditur një rrjet të mirëorganizuar prostitucioni, që sipas mediave italiane drejtohej nga një shqiptar.
Ai bënte seleksionimin e vajzave dhe transeksualëve në bazë të vendndodhjes së klientëve që telefonin. Rrjeti kishte kohë që ishte në mbikqyrjen e policisë, dhe operacioni u finalizua në Pescara.
Pesë persona janë arrestuar ndërsa në kërkim janë dhe dy femra, një shqiptare dhe një rumune, që dyshohet se ishin drejtueset e aktivitetit.
Hetimet kishin nisur dy vite më parë, kur policia kishte marrë informacione për rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit ku shfrytëzohesin vajza e transeksuale me kombësi të huaj, kryesisht shqiptarë, rumunë dhe amerikano-jugorë.
Ne baze te kontrates qe kishin me personat qe i kishin “punesuar” ushtronin prostitucion në qytete të ndryshme italiane dhe u jepnin shfrytëzuesve 400 euro në javë ose 40-50 % të fitimeve të tyre. Per fitime me te shumta, nese ishin te interesuar, atyre u sigurohej edhe reklame ne portale te ndryshme, por duhet te paguanin edhe 160-200 euro më shumë në javë.
Hetimet zbuluan se telefonatat dhe kontaktet me klientët i realizonte një call center baza e te ciles ishte ne Spanjë dhe administrohej nga një shqiptar, i cili është shpallur në kërkim.