Telefoni është shoku më i mirë i njeriut apo një pajisje që i “vjedh” pak nga pak jetën?!
E vërteta është se telefonat inteligjentë nuk janë fajtorë, por fajtor është mënyra se si i përdorim ato dhe mënyra se si kompani të ndryshme gjejnë lojëra për të “luajtur” në kurrizin tonë. Aplikacionet mund t’ju ndihmojnë të kurseni kohë dhe para, të argëtoheni dhe të pushoni, por ku qendron e keqja këtu?
Fatkeqësisht jo të gjitha aplikacionet janë aq të pafajshëm sa duken. Ndonjëherë ata fshehin taktika të papranueshme që shkelin të drejtat themelore të njeriut. Dhe jo, nuk duhet ta anashkalojmë këtë gjë, se bëhet fjalë për të dhënat tona personale.
Këtu janë disa aplikacione të dyshimta:
Angry Birds
A është e mundur që loja më e suksesshme e smartphone të jetë një rrezik? E megjithatë, Angry Birds filloi në vitin 2009 për të jetuar lavdinë e saj, por kur Edward Snowden – po, i njëjti njeri që zbuloi sekretin e inteligjencës Amerikane – ktheu shigjetat e tij drejt tyre, tatëpjeta tashmë kishte filluar. Aplikacioni mbledh shumë më tepër të dhëna sesa duhet për të drejtuar reklamat e synuara te përdoruesit.
GasBuddy
Një aplikacion që ju lejon të dini për stacionet më të afërta të benzinës dhe çmimet e tyre ndërsa ju ndihmon të kurseni mjaft para. Për fat të keq, megjithatë, ky aplikacion mbledh informacione se si ngasni makinën, se ku jetoni, ku punoni dhe ku jeni përgjithësisht. Ekzistojnë prova të mira që ai nuk mban sekret atë që mëson.
IPVanish VPN
Cfarë janë VPN-të? Këto janë fillesat e rrjeteve private virtuale, të cilat janë të dobishme kur dikush dëshiron të mbajë anonimitetin e tyre dhe të fshehë adresën e tyre ip. Por ky aplikacion është një kurth: Në vitin 2018, pas një reklame në YouTube, u zbulua – sipas një logoje të teknologjisë – se po regjistronte të dhënat personale të përdoruesve per t’ua dhënë autoriteteve të Shteteve të Bashkuara.
Joker Malware
Këtu gjërat bëhen të ndërlikuara dhe të rrezikshme, është një virus që është i aftë të blejë abonime pa dijeninë e përdoruesve, i cili mund të jetë i shtrenjtë nëse dikush nuk kontrollon depozitat e tij në internet.
YouVersion Bible
Në ditët e sotme nuk mund të besosh as vetë Perëndinë. Aplikacioni popullor i gjetur në 300 milion telefona inteligjentë në të gjithë botën, duke u dhënë mundësi përdoruesve të mbajnë Biblën dixhitale kudo dhe gjithnjë me vete. Me keqardhje njoftohet se ky aplikacion doli që është në gjendje të lokalizojë vendndodhjen tuaj dhe të lexojë të gjitha kontaktet tuaja (pa ndonjë arsye për ta bërë këtë pa kërkuar leje). Menaxherët thonë se e gjithë kjo është bërë për t’u shërbyer më mirë klientëve të tyre. Por pse duhet t’u besojmë?
Po, mendimi për fshirjen e Facebook për disa mund të jetë i frikshëm.. Nëse flasim për aplikacione që shkelin rregullat e privatësisë, atëherë Facebook duhet të kryesojë në listë. Ju kujtojmë skandalet e fundit dhe me akuzat e shumta që është peërballur kompania.