Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dëshmuar këtë të mërkurë në GJKKO lidhur me dosjen “Gërdeci”, teksa komentoi edhe thirrjen për të dëshmuar të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
“Është e domosdoshme të thirren dëshmitarët. Edhe ata që nuk ndodhen brenda vendit ka mënyra për të dëshmuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Bëj thirrje në emër të të vërtetës që gjithsecili të flasë dhe të tregojë të vërtetën siç është. Duhet të rithirren personalitetet ushtarake. Duhet të thirren edhe ministrat që kam kërkuar të thirren. Përndryshe do të ecim me konceptin e vjetër që ushtria është partia”, tha Mediu.