Gjykata e posaçme pranoi të plotë listën e 71 dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK mes të cilëve Shkelzen Berisha, si dëshmitar në sallën e gjyqit për tragjedinë e Gërdecit. Avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin Repolitix u shpreh se ishte kërkesa e mbrojtjes së Fatmir Mediut për të mos pasur gjykim të shkurtuar që më pas solli dhe thirrjen e dëshmitarëve. Dëshmitar kyç mbi këtë tragjedi, sipas avokatit është Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë.
“Fakti është spak çfarë ka pasur në lidhje me provat e ka mbaruar e ka dërguar dosjen për gjykim. Nëse do ishim për gjykim të shkurtuar… Kërkesa e mbrojtjes së Mediut më pas kërkoi që të mos procedohet me gjykim të shkurtuar, më pas pas kur shkohet me gjykim të zakonshëm ke të drejtë për të marrë edhe dëshmitarë. Shkëlzen Berisha do jetë në cilësinë e dëshmitarit. SPAK ka thirrur si dëshmitar të gjithë ata persona që ka thirrur në deklarime paraprake. Në procesin e dytë është thirrur edhe Berisha. Për mendimin tim është lajm i keq që gjykata nuk pranoi disa politikanë… E vetmja gjë e jashtëzakponshme në gjyq mund të jetë Luan Hoxha, të tjerët do thonë gjëra që dihen. Luan Hoxha dëshmitar kyç”, tha ai.
Për avokatin Leonard Karaj, gjyqi do të jetë show, pasi sipas tij në fund s’do të ketë të dënuar për këtë çështje.
“Lajmi i mirë është që ka një proces gjyqësor. Po ta shikosh nga ana juridike ka një sinjal se çfarëdolloj gjëje që ndodh do vijë një kohë që këta njerëz nuk janë të paprekshëm. Kjo çështje për mua është e groposur, juridikisht. Aty do bëhet një proces i gjatë do dalin disa gjëra do jetë një shoë juridik. Ne këtu dhe njerëzit presin që aty të ndodhë hataje e madhe të ketë të dënuar dhe në fund do e shohin se s’do dënohet njeri. Letra që thotë Azgani mund të jetë një indicie e mirë, por edhe për të arritur të implikosh Berishën, ai thotë ti mund ta dërgosh për Shkëlzenin, por çlidhje kam unë. Për logjikën time Gërdeci ka ndodhur për difekt teknologjik. Edhe nëse ka ndodhur korrupsioni po të mos kishte ndodhur ajo shkëndija s’do merrej vesh gjë. Fakti që thërritet djali i Berishës më duket për ti dhënë show”.