Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shkëlzeni më bëri presion”/ SPAK kërkon dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë për “Gërdecin”

17:32 / September 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 luan hoxha shkelzen berisha 1695480265
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha është një nga 71 dëshmitarët që SPAK kërkon t’i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit.

Mesa duket ata mendojnë se dëshmia e tij është e vlefshme në një kohë që ish-drejtuesi i Forcave të Armatosura është larguar nga Shqipëria përmes pikëkalimit kufitar të Rinasit më 4 janar 2012.

Largimi i tij ndodhi në kohën kur dosja “Gerdeci” po shqyrtohej në gjykatën e apelit, ku Luan Hoxha u gjykua në mungesë madje, trupi gjykues që i caktoi një mbrojtës kryesisht.

Në prag të largimit mesa duket të mirëmenduar, Luan Hoxha kishte kërkuar ndërprerjen e mardhënieve të punës me një universitet privat ku jepte mësim në Tiranë. Gazetari investigativ Guy Lavvson tha në emisionin “Shqip” në Dritare TV se Luan Hoxha ndodhet në SHBA bashkë me familjen. Raportime jo zyrtare tregojnë se ai ka marrë azil politik atje në vitin 2013. Në një kabllogram që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit të Shtetit, në 20 qershor 2009, shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Kabllogrami i publikuar nga Wkileaks, pretendon se i pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Luan Hoxha ishte përgjigjyr me PO”.

Në shtator 2011, Luan Hoxha konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin.

SPAK është shprehur se nuk e ka gjetur adresen e tij pasi ai ndodhet jashtë shtetit. Por përfshirja e tij në një listë të re, të paraqitur së fundi në gjykatë, i hap rrugë mundësisë që Shqipëria të kërkojë pyetjen e Hoxhës atje ku është, me anë të lëtërporosive.

Gërdeci spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.