Një ditë më parë ka qenë vetë djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha që me një postim bëri të ditur se udhëtoi drejt Suedisë për të takuar fëmijët e tij, për të hedhur poshtë dhe zërat ku ishte parë në aeroport me Lulzim Bashën.
Por prezencën e Arminës në foton e Shkëlzenit me djalin e pamë përmes zemrave që ajo dërgoi si koment. Po vetë Armina ku ndodhet?
Blogerja shqiptare ka udhëtuar një ditë më parë drejt Italisë për të qenë prezent në Javën e Modës që po mbahet në Milano, raporton “Bordo”. E ftuar nga disa shtëpi mode, Armina ka qenë e pranishme në sfilatat e mbajtur dje dhe ka sjell në Instagramin e saj live momente gjatë prezantimit të koleksioneve të fundit të markave të njohura.