Shkencëtarët kanë krijuar një dekoder që përkthen aktivitetin e trurit në një fjalim. Ndërfaqja e “makinës-tru” është zhvilluar nga neurokirurgët e Universitetit të Kalifornisë.
Kjo pajisje mund të kthejë fjalimet tek njerëzit që kanë humbur zërin e tyre përmes paralizës apo sëmundje si ajo e Parkinsonit, apo dhe Disleksia.
Strukturat e trurit dhe “udhëzimet” për gjuhën, nofullën, buzët dhe fytin u gjurmuan në pesë pacientë që vuajnë nga epilepsia dhe i ishin nënshtruar një ndërhyrje neurokirugjikale, dhe u krijua një algoritëm digjital. Teknologjia e së ardhmes premton të transformojë jetët e njerëzve që mbështeten në komunikimit e ngadaltë dhe të dhimbshëm dhe metodat e komunikimit.