Femrat me vithe më të mëdha kanë një sërë përparësish (mundësish me të mëdha) per tu semurur në krahasim me të tjerat, thonë studiuesit.
Hulumtimi të cilin e ka bërë Universiteti i Oksfordit në 16.000 femra, ka treguar që femrat me vithe të mëdha kanë kolesterinë më të ulët dhe nivel më të lartë të thartirave yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të trurit dhe në mbrojtjen e shëndetit të tyre. Femrat me vithe të theksuara dhe të mëdha kanë rezistencë më të fuqishme ndaj sëmundjeve kronike, ka treguar studimi më i ri.
Veç kësaj, ato edhe janë më të mençura se femrat me vithe më të vogla. Iniciuesi i hulumtimit, doktor Konstantinos Manolopulous, ka theksuar që e gjitha reduktohet në shpërndarjen e yndyrës në trup. Personat te të cilët është përqindja me e lartë e yndyrës në vithe, ndërkaq më e vogël në stomak, duar dhe në zonën përreth zemrës, kryesisht janë më të shëndetshëm dhe më rezistues ndaj sëmundjeve të ndryshme.