Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Shkencëtarët gjejnë gjurmë nga fisi Maja përmes lazerëve

20:29 / October 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arkeologët kanë zbuluar mijëra ndërtesa të lashta e të panjohura dhe piramida, thellë në xhunglën e Meksikës. Mbi 6600 ndërtesa të lidhura me qytetërimin Maja janë gjetur në Campeche, në gadishullin Yucatan.

Ekspertët kanë analizuar skanimet e hapësirës tokësore që bëhen nga sipër duke përdorur lazer.

Maya ishte një nga qytetërimet më dominuese në Amerikën Qendrore dhe ndërtoi qytete me ndërtesa ceremoniale dhe piramida të mëdha guri në vendet që sot i njohim si Meksikë, Honduras, Guatemala dhe El Salvador.

Piramidat në Calakmul u gjetën nga arkeologët e Tulane University në Nju Orlins.

“Për shumë kohë, mostra jonë e qytetërimit Maya ishin disa qindra kilometra katrorë… nga arkeologë që zbuluan me durim çdo metër katror, duke çarë mes bimëve me sëpata”, tha Luke Auld-Thomas.

Por në vend të dërgimit të ekipeve në terren, arkeologët analizuan të dhënat ekzistuese në një hapësirë prej 47 miljesh katrorë.

Në peizazh ata gjetën anomali duke zbuluar piramida, shtëpi dhe ndërtesa të tjera. Në rezultatet e pulikuara në Antiquity tregohet një  dendësi e madhe dhe e larmishme e ndërtesave Maja të shtrira në të gjithë rajonin.

1 9

Në të përfshihet edhe një qytet i tërë që ekipi e quajti Valeriana, sipas një lagune.

“Nuk gjetëm thjesht zona rurale dhe ndërtesa të vogla. Gjetëm një qytet të madh me piramida pranë autostradës së vetme të zonës, pranë një qyteti ku prej vitesh njerëzit kanë mbjellë përgjatë gërmadhave. Qeveria s’e ka ditur kurrë, as shkencëtarët vendas”, tha Auld-Thomas duke parashikuar se “ka edhe më shumë për të zbuluar”.

Vitin e shkuar, një ekip meksikan zbuloi një qytet të lashtë Maja në të njëjtin rajon që datonte 1000 vjet pas erës sonë. Por ndryshe nga shkencëtarët amerikanë, grupi eksploroi 60 km rrugë përmes bimëve të dendura.

Qytetërimi Maja arriti kulmin në vitet 300-900 pas Krishtit dhe thuhet se pasardhësit e tyre jetojnë ende aty.

fisi Maja shkencetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendet evropiane që përdorin më shumë inteligjencën artificiale

19:59 / December 29, 2025

Mashtrimet e inteligjencës artificiale me zërin tuaj, si mund ta përdorin kriminelët numrin tuaj të celularit

20:25 / December 8, 2025

Pse çokollata po bëhet e shtrenjtë dhe si mundet shkencëtarët t’i ndalin rritjen e çmimeve

22:00 / October 31, 2025

Rama për Politico: Në pranverë Diella është gati për intervista live

22:59 / October 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.