Shkencëtarë italianë bëjnë thirrje që temat mbi ndryshimet klimatike të zënë hapësirë në media. Apeli i tyre drejt gazetarëve është që të flitet më shumë për shkaqet e ndryshimeve klimatike dhe zgjidhjet e tyre.
Në një kohë kur Italia po përballet me stuhi vdekjeprurëse në veri dhe zjarre në Siçili, si dhe disa rajone të tjera jugore, shkencëtarët kërkojnë që të gjitha mediat italiane të shpjegojnë qartë se cilat janë shkaqet e krizës klimatike, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.
Apeli është i nënshkruar nga 100 shkencëtarë dhe studiues italianë, përfshirë Çmimin Nobel për Fizikë. Giorgio Parisi, Antonello Pasini, Nicola Armaroli, Stefano Caserini, Enrico Giovannini, Luca Mercalli, Telmo Pievani.