Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkencëtarët zhvillojnë grurin e modifikuar gjenetikisht që i reziston të nxehtit dhe thatësirës!

17:12 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruri 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruri është një ushqim bazë për miliarda njerëz: fillimisht nga një zonë e vogël në Lindjen e Mesme, kultivimi i tij tani zë zona të gjera të të gjithë planetit. Por edhe ky drith është duke u përkulur ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe sa më shumë që Toka ngrohet, aq më shumë të korrat janë të pakta: sipas raportit të gjashtë të IPCC, temperaturat shumë të larta do të detyrojnë Europën Jugore të reduktojë me 50 % të korrat si p.sh. gruri, misri dhe panxhari i sheqerit.

Për të shpëtuar këto drithëra dhe për të qenë në gjendje që të ushqejnë banorët gjithnjë e më të shumtë të Tokës në të ardhmen, një grup studiuesish nga Qendra John Innes në Norwich (Angli) ka krijuar një seri varietetesh të modifikuara gjenetikisht të grurit për t’i rezistuar të nxehtit dhe thatësirës të cilat, sipas raportimeve të Guardian, do të testohen në Spanjë në javët në vijim.

Gruri është gjenetikisht shumë kompleks: ndryshe nga ne njerëzit, që kemi vetëm një gjenom, gruri i makaronave (gruri i fortë) ka dy dhe gruri i bukës (gruri i butë) madje ka tre. Për të ruajtur rendin, gruri ka një gjen stabilizues i cili ndan kromozomet e ndryshme në gjenomet e ndryshme: megjithatë, ky gjen ka edhe një funksion tjetër, atë të shtypjes së çdo shkëmbimi kromozomik me speciet e tjera të egra të grurit, duke i penguar gjenetistët të krijojnë varietete të reja me veti më të mira. . “Llojet e egra kanë karakteristika shumë të dobishme, si rezistenca ndaj nxehtësisë, sëmundjeve dhe kripësisë së tokës”, thotë Graham Moore, gjenetist i grurit në Qendrën John Innes.

Tani, më në fund, studiuesit në Qendrën John Innes kanë identifikuar gjenin ‘e mallkuar’, Zip4.5B, dhe kanë krijuar një version të modifikuar që lejon kromozomet të riorganizohen siç duhet, por nuk pengon krijimin e varianteve të reja me karakteristika të dobishme. “Ka të paktën 50 versione të Zip4.5B: tani do t’i testojmë në varietete të ndryshme të grurit që kemi prodhuar dhe do të shohim se cilat prej tyre i rezistojnë më mirë temperaturave të larta”, përfundon Moore.

gruri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.