Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër.
Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta një person ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë një qytetar.
32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.