Shkodra ka një rini të mrekullueshme, dhe ky është një mesazh që ju duhet ta përçoni kudo. Ka qënë ky mesazhi që drejtuesi politik i PS-së, Shkodër Benet Beci i përcolli të rinjve të Shkodrës në sallën e mbushur të Kinema “Republika” në Kuvendin Rinor të socialistëve të qarkut të Shkodrës. Beci tha se rinia është një motivim dhe frymëzim për administratën, për bashkinë dhe qeverinë për të punuar më shumë për Shkodrën një qytet europian.
“Sa herë që flasim dhe themi se Shkodra është një qytet i mrekullueshëm, për faktin se ka liqenin, detin, malin, lumin, por në të vërtetë Shkodra ka një rini të mrekullueshme. Mos harroni ta përmendni gjithashtu këtë, si një nga gjërat e bukura dhe arsyet pse ky qytet ka mundësinë të jetë në krah të qyteteve më të zhvilluara të Evropës. Do të thoja se është një energji e jashtëzakonshme që takimet e tilla japin, për secilin nga ne në administratë, për mua dhe për të gjithë të tjerët, që të ngrihen çdo mëngjes me dëshirën për të punuar dhe për ta ndryshuar këtë qytet. Prandaj, do t’ju motivoja shumë dhe do t’ju kërkoja që ta ruani këtë energji. Ju jeni arsyeja e mjaftueshme dhe e fortë që secili që punon për këtë qytet të punojë edhe më shumë. Administrata e sotme që punon për Shkodrën, Qeveria që punon për Shkodrën, në fakt po bën dhe po përpiqet shumë që, kur treni i Evropës të vijë, ta gjejë qytetin gati. Të jetë gati do të thotë të jetë duke punuar”, – tha Beci.
Shkodra Moderne, ishte mesazhi që drejtuesi politik Beci lançoi para të rinjve të Shkodrës që është në vetvete përfshin të gjithë projektet që janë pjesë e Shkodrës tashmë. “Këtu kemi një nga projektet e reja që për herë të parë po i zbuloj me ju. Shkodra Moderne është gjithashtu diviza që do të doja ta ndaja me ju, në mënyrë që ta kuptoni se e gjithë ajo që po vjen, rikrijimi i një Shkodre përkrah qyteteve të tjera europiane, fillon me disa nga projektet e tilla. Hyrja e Shkodrës dhe krahu tjetër pranë Urës së Bunës janë dy zona që do të kenë një atraksion të jashtëzakonshëm, duke i dhënë një zhvillim të madh zonës së Bunës. Krijimi i Shkodrës Moderne, në vetvete, është një motiv i mjaftueshëm që kërkon patjetër bashkëpunimin tuaj. Nuk është vetëm çështje investimesh, është çështje e një shpirti të jashtëzakonshëm që ka qyteti ynë dhe të një rinie të jashtëzakonshme që ka qyteti ynë. Ne jemi bashkë në këtë zhvillim të qytetit, ne do ta kapim kohën e humbur, ju nuk duhet të largoheni dhe kjo nuk është një fjalë klishe. Ne që po punojmë sot do t’ju japim argumente që nuk duhet të largoheni dhe do të krijojmë mundësi që ta gjeni veten këtu”.
Kuvendi Rinor Shkodër, ishte konceptuar në formën e një forumi të hapur diskutimesh mes 20 të rinjsh me 5 panele të cilët diskutuan për sfidat që ka rinia sot, por edhe integrimin ne Bashkimin Europain. Karta studentore, mensa e hapur publike pranë konviktit të universiteitt, krijimi i hapësirave dhe bashkeëpunimit me universitetin e Shkodrës por edhe investimet në infrastrukture ishin disa nga pikat e prekura ne kete diskutim mes të rinjsh të cilët përcuan mesazhe pozivie të angazhimit të të rinjve në jeten publike të qytetit të Shkodrës.