Një 23-vjeçare ukrainase, Anastasiia Alashri humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë nga ish- bashkëshorti. Pas kryerjes së krimit ai u largua nga vendngjarja, por më vonë u arrit të kapej. Vajza nga Ukraina kishte mbërritur në Itali në muajin mars, bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj 3-vjeç për t’i shpëtuar luftës.
Sipas autoriteteve, muajt e fundit, marrëdhënia mes Alashrit dhe bashkëshortit të saj, një 32-vjeçar egjiptian ishte bërë gjithnjë e më acaruar dhe vajza kishte shprehur dëshirën për t’u ndarë. Ajo punonte në një restorant në Fano.
Lexo edhe :
[custom-related-posts]Të dielën ajo nuk shkoi në punë, dhe pas kësaj u ngrit alarmi për humbjen e saj. Kërkimet kanë zgjatur gjatë gjithë mbrëmjes, derisa mëngjesin e sotëm, zjarrfikësit dhe karabinierët kanë gjetur trupin e pajetë, i cili kishte plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Pak ditë më parë, më 11 nëntor, e reja iu drejtua policisë për të denoncuar përndjekjen dhe dhunën që kishte përjetuar nga i shoqi prej disa kohësh. Një situatë që e kishte shtyrë të renë të largohej nga shtëpia dhe të strehohej te një shoqe e kolege e punës.
Të dielën e 13 nëntorit, në mëngjes, ajo kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e saj për të marrë disa sende personale, ku pikërisht aty takoi ish-bashkëshortin, me të cilin filloi të debatonte. Dhe që nga ai moment ajo humbi gjurmët.
Zhdukja e saj u denoncua nga një mik, ku më pas nisën dhe kontrollet, më pas trupi i pa jetë i Alashrit u gjet një zonë rurale të Fanos. Kërkimet nisën menjëherë pas ngjarjes ku u bë e mundur dhe kapja e autorit të dyshuar, ish-burrit të saj. Prokuroria Publike e Pesaros lëshoi një urdhër ndalimi për veprën penale të vrasjes. Vrasësi i dyshuar më pas u dërgua në burgun e Bolonjës.