Një 35-vjeçar që vuante nga dhimbjet e stomakut prej dy vitesh ka tronditur mjekët, të cilët zbuluan se ai kishte gëlltitur sende si varëse, zinxhirë, kufje etj. “Gjatë kryerjes së një radiografie, ne gjetëm varëse, zinxhirë, kufje dhe shumë objekte të tjera brenda stomakut”, tha Dr. Ajmer Sain Kalra, Drejtor i Spitalit Moga Medicity në Punjab, Indi.
Mjekët e diagnostikuan 35-vjeçarin me një gjendje të shëndetit mendor ku i sëmuri “gëlltit në mënyrë të detyrueshme objekte që nuk janë ushqim”, sipas Klinikës Cleveland.
Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime psikiatrike, duke përfshirë veçanërisht çrregullimet e spektrit të autizmit, aftësitë e kufizuara intelektuale ose skizofreninë. Sipas Jam Press, të afërmit e pacientit nuk ishin në dijeni të problemit.