Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Pjeshkë të Durrësit, ku tre persona kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e një 48-vjeçari.
Ata janë pikasur nga pronari i shtëpisë i cili është konfliktuar fizkisht me ta. Ai është plagosur në këmbë me sende të forta dhe ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se një prej grabitësve ka pasur edhe armë zjarri me vete. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I PLOTE
Më datë 21.08.2019, rreth orës 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.
Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.