Të paktën 11 persona humbën jetën sot në një zjarr që përfshiu një resort për personat me aftësi të kufizuara në Francën lindore, thanë zyrtarët.
Zjarri ka rënë mëngjesin e të mërkurës rreth orës 06:30, ndërsa personat me aftësi të kufizuara që ishin me pushime dhe kujdestarët e tyre po flinin në një ndërtesë dykatëshe në qytetin Vincenheim, rreth 70 kilometra në jug të Strasburgut.
Kryeministrja franceze Elisabeth Borb vizitoi vendin e zjarrit, sipas Reuters.
Gjatë verës, resorti u mor me qira nga dy organizata bamirëse, të cilat kujdesen për personat me aftësi të kufizuara në të mësuar, sipas mediave lokale.