Britania e madhe së fundmi ka pasur një rritje të frikshme të personave të infektuar me koronavirus. Disa foto të publikuara nga mediat vendase tregojnë se rrugët pothuajse janë boshatisur.
Siç shihet edhe në foto, rrugët kryesore, metrotë dhe aeroportet, janë të boshatisura. Ndërsa sipas kryeministri Borish Jahnson, dyshohet e brenda vendit janë mbi 10 mijë persona të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.
Sipas mediave vendase eroporti ”Heathroë” i Londrës, është thuajse bosh, ndërkohë raportet e publikuara e kanë bërë një krahasim mes dy muajve, ku brenda këtij muaji ka 4.8% ulje të pasagjerëve.Ndërkohë në Birmingham qytetarët kanë zgjedhur të vetë-izolohen në shtëpi, duke anuluar të gjitha aktivitetet e tyre të përditshme.
Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 22 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23të infektuar dhe një viktimë.