Një apartament është shkrumbuar pasditen e kësaj të marte në Gjirokastër, në zonën e Pazarit. Mësohet se nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një problematike në linjën e energjisë elektrike, ku flakë ka marrë fillimisht kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.