Një tërmet me magnitudë 4 i Shkallës Rihterit u ndje mëngjesin e së martës në Athinë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia fokale rreth 14 km dhe në qendër 25 km në veriperëndim të Athinës, Magula.
Tërmeti i sotëm ishte në atë zonë ku në 19 korrik u trondit me një tërmet 5.1 Rihter . Tërmeti ndodhi në orën 09:24 të mëngjesit. Presidenti i OASP, Efthymios Lekkas tha menjëherë pas kësaj, se nuk ka asnjë arsye për shqetësim, pasi tërmeti vjen nga pika qendrore e Parnitha.
“Sekuenca mbyllet në mënyrën më të mirë, mbase kemi një ose dy më shumë ngjarje deri në 4 në shkallën Rihter,” tha ai.