Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkupi vendos heqjen e ndalimit të fluturimit për ministrin e Jashtëm rus, Lavrov

18:25 / November 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
UTXWUENQ5VMLTDAGZCKGPOLK7A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të premten për një lehtësim të sanksioneve kundër Federatës Ruse, duke hequr masën kufizuese për fluturimin e avionëve rus në hapësirën e saj, për t’i mundësuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në konferencën vjetore të OSBE-së në Shkup ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov.

Pas një sërë spekulimesh mëngjesin e së premtes se qeveria kishte hequr sanksionet, Ministria e Jashtme lëshoi një komunikatë në drekë duke bërë me dije se bëhet fjalë për një “plotësim” të vendimit të mëparshëm që pasoi vendimin e Bashkimit Evropian për sanksionet kundër Rusisë, pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

“Qeveria maqedonase me anë të këtij ‘plotësim – vendimi’, i autorizon ministritë përkatëse që të vendosin vetë për dhënien e lejes për fluturimin dhe uljen e avionit rus për shkak takimit ministror të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor 2023”, thuhet në njoftim.

Autoritetet qeveritare të Maqedonisë së Veriut theksojnë se “plotësimi i vendimit është në përputhje me rregulloren e BE-së dhe dispozitat në vetë masat kufizuese, me të cilat parashikojnë përjashtime nga kufizimet në fjalë për konferencat ndërkombëtare, siç është OSBE-ja”.

Ndërkohë, sipas medive lokale në Shkup, kryediplomati rus Lavrov do të udhëtonte përmes Bullgarisë apo Greqisë, të cilat po ashtu do të mundësonin kalimin nëpër hapësirat e tyre ajrore.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani , i cili është kryesues i radhës me OSBE-në tha para disa ditësh se është në kontakt me kabinetin e zotit Lavrov dhe se ai ka shprehur interesimin të marrë pjesë në këtë konferencë të rëndësishme.

Zoti Osmani e ka vlerësuar takimin e nivelit të lartë si ngjarjen më të rëndësishme të kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, por ai ka lënë të kuptohet se Moska mund të bllokojë planet për drejtimin e ardhshëm të organizatës dhe zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të saj, që ndoshta do të vinte në pikëpyetje të ardhmen e organizatës më të madhe të sigurisë në botë.

Maqedonia e Veriut po bën përgatitje për këtë takim në nivel ministrash ku pritet të jenë të pranishëm rreth një mijë përfaqësues të delegacioneve nga vendet anëtare të OSBE-së. 30 nëntori dhe 1 dhjetori janë shpallur ditë pushimi në kryeqytet për të lehtësuar trafikun dhe qarkullimin e pjesëmarrësve në konferencë./ Voa

lavrov Shkupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.