Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë vetëm dy ditë më parë. Këngëtarja kosovare solli në jetë një djalë, ndonëse pritjen e ëmbël vendosi ta mbajë larg vëmendjes së mediave.
Pavarësisht zgjedhjes së Shkurtes, miqtë dhe të afërm të saj kanë zbuluar disa momente nga festa e mikëpritjes në shtëpi.
Nga ato pamje është zbuluar dhe emri i vogëlushit, i cili dhe kësaj here ka qenë një zgjedhje shqiptare.
Shkurte dhe partneri i saj e kanë quajtur të birin Mal, duke iu shtuar listës së gjatë së emrave tradicionalë shqiptarë.
Nga pamjet dallohen tollumbacet shumëngjyrëshe dhe gjithë ambienti festiv i organizuar për më të voglin e shtëpisë.
Që prej shtatzënisë, Shkurte i ka pasur të rralla daljet publike dhe projekti i fundit muzikor që ka sjellë ka qenë ai me Brunon me titull ‘Jetën tënde’.