Gjykata e Apelit në seancën e kësaj të marte, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-policin Jeton Lami, i cili u bë shofer i Ervis Martinajt në një kohë që Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim.
Lami u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore.
Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.