Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu. Mësohet se i riu prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin procedime për ndërtim të paligjshëm.
Ibraliu kishte ndërtuar një banesë pa leje në Tiranë dhe kur inspektorët e IMT-së shkuan për të kontrolluar dokumentacionin dhe për verifikimet përkatëse, ai i kërcënoi duke pretenduar se punonte si shofer i kancelares së SPAK.
Pas konstatimit të objektit pa leje, IMT-ja i ka dërguar materialet në organet ligjzbatuese për hetime të mëtejshme. Aktualisht policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.
