Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shoferët me shkelje të rënda, ritestim për lejen e drejtimit! Gonxhja: Drejtuesit e rregullt rinovim patentës pa test! Në 2022 literatura për kodin rrugor në shkolla

21:08 / November 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gonxhja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesit e automjeteve me të paktën 3 shkelje dhe pikë të hequra nga patenta, do të ritestohen. Në një intervistë për Report Tv kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja thotë se kjo risi do të rrisë parametrat e sigurisë pa kosto. Po ashtu, nga viti i ardhshëm, njohuritë për kodin rrugor dhe sinjalistikën do të futen në kurrikulat e shkollave.

“Ata që nuk kanë masa të niveleve që janë shkelje të rënda dhe të përsëritura dhe që janë të niveleve me humbje pikësh ata të jenë krejt të qetë do të vazhdojnë rinovimin me procedurën e deri tanishme. Mbi 3 shkelje të përsëritura të rënda, të rënda quhen ato shkelje që janë me nivel heqje pikësh, për të dhënë një shembull, semafori, manovra shpejtësie, alkooli, përdorimi i celularit që cenojnë rëndë sigurinë e tyre, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.  Kur këto janë të përsëritura, do të kemi një sistem që do të gjenerojë në mënyrë automatike një pyetësor i cili do të jetë në tavolinën e sportelisti i cili do të marrë praktikën e aplikimit për rinovimin dhe që do t’i drejtohet personit duke i thënë meqënëse ju jeni në listën e alertit të një risku për shkak të përsëritjeve të shkeljeve të rënda në qarkullimin rrugor, ju lutemi të na përgjigjeni këtyre 20 pyetjeve.”- tha me tej.

A do të paguajnë qytetarët për këtë proçes?

“Do marrin një seancë edukative, do marrin një manual! Do jenë të gjitha papagesë”- tha Gonxhe.

Ndalur tek edukata e përdorimit të rrugës, mjeteve, sinjalistikës dhe teknologjisë, Gonxhe thotë se tashmë gjithçka është gati dhe nga 2022 rregullat eë qarkullimit do të jenë pjesë e kurrikulave edhe në shkolla.

“Në 2022 ne do jemi në nivelin që do të jetë gabim për çdo institucion që nuk do të përfshirjë edukatën e qarkullimit rrugor në kurrikulën standarde.”- tha Gonxhe.

Vetëm për 18 muaj, nga Janar 2020 deri në korrik 2021 janë 12633 drejtues mjetesh të penalizuar për shkelje të rënda dhe 439 prej tyre e kanë humbur të drejtën e përdorimit të lejes së drejtimit, pasi kanë humbur pikët.

Blendi Gonxhja ritestim shoferet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.