Mjegull e dendur pasditen e kësaj të mërkure në rrugën nacionale Qafë Plloçë -Qafë Thanë. Policia ju ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes pasi shikimi në rrugë për shkak të mjegullës është tejet i kufizuar.
Shoferët, në kushte të tilla, sipas policisë rrugore, duhet të ulin në maksimum shpejtësinë për të evituar kështu aksidentet.
