Mbrojtësi i Sevillas, Gonzalo Montiel, njeriu i penalltisë së fundit në finalen me Francën, është denoncuar për dhunë seksuale të rëndë.
Lajmin e bën të ditur avokati i vajzës që pretendon se ka rënë viktimë e lojtarit. Ajo quhet Raquel Hermida dhe pretendon se ngjara e rëndë ka ndodhur në vitin 2019 gjatë një feste ditëlindjeje në shtëpinë e lojtarit.
Vajza pretendon se ka marrë kërcënime nga stafi dhe familja e lojtarit pas denoncimit. Sipas të dhënave, modelja ka pasur një marrëdhënie me mbrojtësin në atë kohë por pasi konsumuan alkool, ai u bë i dhunshëm dhe në këtë moment ajo u sulmua edhe nga persona të tjerë. Në atë kohë, Montiel ishte pjesë e skuadrës së River Plate.