Michael Jackson ishte pedofil dhe ka abuzuar me dhjetëra fëmijë, i filmonte takimet e tij dhe pamjet i mbante në një librari sekrete të fshehur në Neverland.
Deklarata shokuese vjen për Daily Mail nga ish shërbëtorja e cila thotë se ka qenë dëshmitare e veprimeve të tij shqetësuese me fëmijët e vegjël dhe ka parë filmimet e mbretit të Pop-it.
Adrian McManus, ish shërbëtorja personale e Jackson ka thënë për DailyMailTV thotë se ka rrëfyer çfarë ka parë në katër vite punë në fermën e Neverland dhe për të nuk ka dyshime që punëdhënësi i saj ishte pedofil.
Ajo thotë se këngëtari, i cili është akuzuar për abzuime serioze seksuale në një dokumentar të ri shokues, sillte në fermë djem të vegjël në dhomën e tij të gjumit, dhe ajo ka parë gjëra shqetësuese më pas, kur pastronte dhomën.
Sot 56-vjeçe, McManus thotë se shpesh hiqte veshjet e tij dhe fëmijëve nga Jacuzzi e madje është dëshmitare e fëmijëve që ecnin zhveshur nëpër shtëpi.