Aktorja Eliona Pitarka dhe partneri i saj festojnë sot 5 vjetorin e lidhjes.
Çifti ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushimesh në Itali, nga ku dhe ka ndarë disa foto.
“Gëzuar 5 vjetorin shoku i ngushtë dhe babi 2 gocave të mia #manymoretocome”, shkruan Eliona.
Eliona është në pritje të ëmbël dhe vetëm pak ditë më parë zbuloi gjininë e bebit.
“ZOTI na e dyfishoi lumturinë, duke e realizuar endrren tone per se dyti. Motra e vogel e Gales po te presim me padurim! Ende nuk na besohet”, shkroi aktorja e njohur.