Paraditen e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ ishin të ftuar disa ish-gjimnazistë, sot personalitete, të gjimnazit ‘Sami Frashëri’.
Dy nga të ftuarat ishin ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe Jorida Tabaku moderatorja Julka Gramo.
Gjatë fjalës së saj, kjo e fundit u shpreh se Tabaku ka pasur një fiksim të madh gjatë kohës së gjimnazit, ish-futbollistin e famshëm Italian, Roberto Baggio.
‘Jorida ka qenë fanse e çmendur e Roberto Baggio-s. Unë nuk e di si është Jorida në parlament sepse s’e kam takuar ndonjëherë aty. Por Jorida me mua ka qenë gjithnjë e ëmbël. Jorida nuk ka ndryshuar fare, është po ajo e gjimnazit. Por timbri i zërit, i ka ndryshuar, i është bërë më i bukur’, u shpreh Julka.