Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime në Shkodër është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në shoqërimin e Arvit Bushatit në Komisariatin e Policisë.
Ndërkohë më herët, Bushati ka qenë i dyshuar për shitblerje vote gjatë fushatës elektorale, por ato akuza u hodhën poshtë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër.