Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi zyrtar pak minuta më parë ka njoftuar se ka shpallur zgjedhjet për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në njoftimin zyrtar të tyre kanë treguar së gjatë ditës së sotme Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit, Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës dhe në bazë të statutit dhe rregullores ka shpallur zgjedhjet për president.
Ata treguan se Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së do të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë dhe se në ditët në vazhdim do të njoftojnë edhe delegatët për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit.
Kandidimin për president të FFK-së deri më tani e kanë zyrtarizuar ish kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, presidenti i tanishëm, Agim Ademi dhe ish-zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti.