Ceremonia e kurorëzimit do të zhvillohet më 3 Qershor 2023, në Wëestminster Abbey.
Mbreti Charles III u bë zyrtarisht monarku i ri i Britanisë së Madhe menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Sipas një njoftimi nga pallati mbretëror, ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III do të zhvillohet më 3 Qershor 2023, në Westminster Abbey.
Sakaq, pallati mbretëror bëri me dije se ndryshe nga ajo e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, ceremonia e Charles do të jetë shumë më e vogël dhe më modeste.
Edhe pse Mbreti Charles III u ngjit në fron dy ditë pasi mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, ceremonia e Qershorit do të shënojë fillimin e mbretërimit të tij si monark, ku krah tij do të kurorëzohet edhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Camilla Parker-Boëles.
Mbreti Charles III i cili do të jetë 74 vjeç në kohën e zhvillimit të ceremonisë do të bëhet personi më i vjetër, që kurorëzohet mbret në historinë britanike.