Është shpallur qeveria teknike në Greqi me kryeministër Ioanis Samaras. Ai kreu betimin e tij si kryeministër sot pasdite në prani të presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, si dhe Kryepeshkopit të Athinës dhe Greqisë, Hieronymos.
Ioannis Sarmas do të drejtojë Qeverinë e Përkohshme, e cila do e çojë Greqinë në zgjedhje më datë 25 qershor.
Mitsotakis e ka pritur Ioannis Sharma në shkallët e godinës së qeverisë dhe e ka shoqëruar në kryeministri. Aty, pasi i ka uruar “punë të mbarë” në detyrë, i ka dorëzuar një dosje voluminoze blu, e cila përmban, tha ai, të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.
Duke u përgjigjur nga ana e tij, Sharma tha se qeveria e përkohshme do të kryejë punën e saj për të vazhduar funksionimin e shtetit, deri në zgjedhje, derisa të vijë përfituesi natyror që do të dalë nga vullneti i popullit.
Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou pasi ka ftuar mesditën e së mërkurës liderët e 5 partive, që mundën të hyjnë në parlament nga zgjedhjet e 21 majit, dhe u ka bërë propozimin procedural të fundit për krijimin e një qeverie koalicioni.
Pas kundërshtimit të tyre, sipas kushtetutës ajo emëroi një kryeministër të përkohshëm për ta udhëhequr vendin në zgjedhje të reja, detyrë që ja ka caktuar zotit Ioannis Sarmas, një prej tre kryegjyqtarëve më të lartë të vendit.