Pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë U.Sh., me detyrë shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe narkotikëve në DVP Elbasan.
Pezullimi i 38-vjeçarit është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.