Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Shpërdorimi i detyrës duhet zhdukur nga Kodi Penal

10:14 / March 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli Manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Insistoj. Shpërdorimi i detyrës duhet zhdukur nga Kodi Penal. Jo thjesh për mënyrën abuzive deri në inkuizicion të zbatimit të atij neni nga gjykatat tona, por si koncept penal nuk mund të ekzistojë.
Të kuptohemi,abuzimi me detyrën eksiston padyshim.

Por abuzimi me detyrën është mjet dhe jo qëllim kriminal. Nuk është as pasojë kriminale, por thjesht administrative ose juridiko-civile. Zyrtari publik nuk shkon në punë me qëllim të posaçëm që të shpërdorojë detyrën, por kur kur do të bëjë para apo krijojë favore personale e përdor atë (detyrën pra). Drejtësia penale synon të ndëshkojë pasojën kriminale, ndaj duhet të fokusohet tek përfitimi i paligjshëm e jo tek përdorimi i detyrës.

Abuzimi me detyrën, maximumi mund të jetë rrethabë rënduese në veprat penale që dënojnë pasojën, por kurrsesi krim si vepër penale më vete. Pyetja që mbetet është çfarë ndodh me dëmin ekonomik që i vjen shtetit nga sjellja abuzive? Mbetem përkrahës i idesë së shpëeblimit të dëmit brenda konceptit të rivendikimit si koncept i të drejtës civile. Gjithmonë nëse abuzimi është qëllim në vetvete…

I qëndroj kësaj llogjike si e vetmja që e bën ligjin penal të drejtë. Kjo llogjikë është e vetmja që ndalon njëherë e mirë abuzimin me zbatimin llastik të këtij koncepti. Kjo llogjikë e vë në pozita pune prokurorin, i cili rri i qetë se kur nuk provon dot pasojën kriminale të korrupsionit fjala vjen, i këput një shpërdorim detyre.

Shpërdorimi i detyrës është bërë si agjitacioni e propaganda dikur në kodin penal komunist.
Dhe më në fund, nuk kuftohet korrupsioni me dënime të sforcuara e me nene llastik si shpërdorimi i detyrës. As auroriteti i shtetit nuk vendoset kështu. Mund të krijosh terror e frikë përkohësisht me këto metoda, por kurrë autorutet shtetëror.

Shteti, që kap lepurin me qerre, ka barrën e provës për të provuar pasojën e jo për të ndëshkuar mjetet, edhe atë në mënyrë abuzive… Mos duhet të marrim leje në amerikë edhe për këtë mor aman..!?

Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.