Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndante sasi të mëdha heroine e kokaine, arrestohet “Tafa” që kontrollonte disa zona në Tiranë

17:29 / March 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taffa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur me lëndë narkotike heroinë.

Operacioni i koduar “Mapo”, çoi në arrestimin e shtetasit me iniciale E. T., i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kishte siguruar informacione në rrugë operative, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, se shtetasi E. T., me pseudonimin “TAFA”, në bashkëpunim me persona të tjerë tregtonin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë”, sqaron policia e kryeqytetit.

Veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike ishte e shtrirë në zonat e Kombinatit, Yzberishtit, Unazës së Re,  Tiranës së Re, si dhe në afërsi  të  disa shkollave të mesme në Tiranë.

Gjatë mesditës së sotme, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. T., në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në një rrethrrotullim, pranë një qendre tregtare, i cili qarkullonte me një automjet.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë.

Operacioni  vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ”.

arrestohet Droge shperndante Tafa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.