Një tjetër protestë mbahet ndaj skandalit të spiunazhit që po trondit qeverinë greke të Kyriakos Mitsotakis, pas zbulimeve se kreu i Partisë Socialiste Greke, Nikos Androulakis dhe dy gazetarë janë përgjuar.
“Jemi këtu për ta nxjerrë edhe më shumë në pah këtë skandal, sepse e vërteta është se kjo jo vetëm e ka kthyer në objekt talljeje vendin tonë në mbarë botën, se po i lexojmë artikujt e botimet dhe po i dëgjojmë diskutimet që janë ndezur nga kjo çështje deri Parlamentin Europian, por edhe për faktin se kjo është një zgjedhje politike e Kyriakos Mitsotakis, sepse ai e dinte dhe ky ishte vendim i tij”,-tha Orestis Triantafyllou, student.
Një artikull i “New York Times” theksonte se Greqia ishte zhytur në një shtet policor sekret që përdor programe përgjimi dhe mbikëqyrjeje ligjore me më shumë se 15,000 urdhra vetëm vitin e kaluar.