Një banesë në fshatin Toç në Memaliaj u përfshi sot nga flakët.
Shkak i zjarrit dyshohet se u bë shpërthimi i një bombole gazi.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në banesë ndodheshin dy të moshuar, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Memaliaj/Informacion paraprak
Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memaliaj, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.