Pesë fëmijë janë plagosur në Bergamo të Italisë, pas shpërthimit të një bombole gazi në një kopsht. Të lënduar kanë mbetur edhe tre prindër.
Fëmijët kanë pësuar djegie pasi ishin duke pjekur disa ëmbëlsira të karamelizuara në oborrin e kopshtit, kur një bombol gazi shpërtheu.
Në gjendje të rëndë ndodhet një vajzë 4 vjeçe, e cila është dërguar me helikopter në një spital në Milano.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, e cila mund të kishte qenë fatale.