Një bombul gazi ka shpërthyer në Përrenjas duke i vënë flakën një banese.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotodesh dhe burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në banesën e Berie Golemit dhe shkak dyshohet shpërthimi i një bombule gazi.
Shërbimet e zjarrfikëses të Prrenjasit kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur vendosjen nën kontroll të situatës.
Ndërkohë në ndihmë të saj mësohet se është nisur edhe zjarrfikësja e Librazhdit.
Pronarja e saj, Berie Golemi 48-vjeçe jetonte e vetme në këtë banesë, ndërkohë nga hetimet pritet të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen.
