Ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” shprehet se kundër përjashtimit nga partia të atyre që pranojnë mandatet e deputetëve.
“Unë jam nga ata që nuk mendoj si kolegët nga Partia Demokratike, që thonë përjashtoni ata që pranojnë mandatin, unë nuk jam prej këtyre, sepse më duket si stalinizëm. Lëri atje ku janë s’ka nevojë t’i përjashtojmë fare, këta i përjashton morali politik, nga ana juridike nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Ne po mbivlerësojmë disa personazhe kot fare”, tha Shehi.