Gazetari Andi Bushati në një studio televizive komentoi raportimin e mediave shqiptare dhe teoritë konspirative që u përhapën, pas vrasjes së Liridona Ademajt, tha se mënyra si është trajtuar kjo ngjarje e rëndë nga mediat, ka bërë që disa media po rivrasin Liridonën.
“Mediat këtu po rivrasin Liridonën.
Mediat të tredhura si pasojë e pushtetit politik, media të disa pronarëve që i kanë kthyer në prodhime të parave të familjeve të tyre.
Ata nuk kanë guxim të merren me atë që kanë interes publik dhe e bëjnë viktimë të dobëtin, nuk merren me politikën e vërtetë” – u shpreh ai.