Një mjet ka shpërthyer në Gramsh për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, në Unazën e qytetit e cila fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar të qytetarëve që ishin pranë automjetit.
Makina tip Fort Focus me targa AB 713JT në pronësi të Algert Mine ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine, ky i fundit pasagjer.
Lexo edhe :
Related Posts
Të plagosurit po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Algert Mine njihet në Gramsh dhe si shpërndarës i lëndëve narkotike.
Policia ka ngritur pistat e hetimit teksa mendohet se shpërthimi të ketë ndodhur nga një lëndë plasëse tritoli.
Nga ana tjetër janë duke u hetuar dhe veprimtarin e drejtuesit te mjetit.