Kreu i Partisë Socialiste për Fierin, Petro Koçi ka hedhur akuza të forta në adresë të opozitës së bashkuar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi u shpreh se Partia Demokratike është parti e krimit dhe dështimit, ndërsa sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është “Miss Babëzia”.
“Socialistët fierake nuk ndalen. Tani është koha të takojmë njerëzit derë më derë, por duke respektuar rigorozisht rregullat shtetërore anticovid. Partia Socialiste sjell ndryshimin dhe shpresën me punë dhe projekte. Partia Demokratike është partia e krimit dhe dështimit. Kurse Lëvizja Socialiste për Integrim është “Miss Babëzia”. Ato bashkë përfaqësojnë prapakthimin. LSI-ja, “Miss Babëzia”. Ne ndërtojmë. Ata vrasin shpresën”, shkruan Koçi.