Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthen Pjerin Ndreu: Ia kam thënë edhe Ramës, nëse mendoni se jemi policë rreshti, harrojeni! Reagon Lleshaj (Debati i plotë)

11:18 / June 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjerin ndreu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhja e task force për turizmin në Golem me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe atë të Brendshëm Sandër Lleshaj ka sjellë debate të ashpra, madje dhe vetë brenda radhëve të së majtës.

Pjerin Ndreu, tashmë kryetar i bashkisë së Lezhës ka shpërthyer ndaj të vetëve dhe shkak për këtë është bërë shembja e ndërtimeve pa leje në këtë periudhë të sezonit turistik, të njoftuar nga IKMT. Kryebashkiakët nuk janë policë rreshti tha Ndreu, i cili mori dhe reagimin e Lleshajt. Nisur nga kjo ministri Klosi kërkoi largimin e mediave.

DEBATI I PLOTË:

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një noftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shemb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë. Ia kam thënë kryeministrit mbrëmë dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshtit, harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmu, ka ardh koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë…

Bëj thirrje publikisht të ulemi e të diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Mesazhet nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk ekziston bashkia, në bashkinë Lezhë ka këshill.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kërsej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka goditur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj  dhe zbatohen në mënyrë rigoroze. Siaps rregullave nuk  negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend, ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejperdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush  tjetër…

Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush e ka shkelur  atë.

Klosi: (Nuk le Ndreun te marre fjale) Të largohen mediet. Do ta vazhdojmë mbledhjen pa praninë e mediave…

pjerin ndreu sander lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.