Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbajtur nje takim me trupën diplomatike në Shqipëri.
Gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se hakerat iranianë kanë sulmuar Shqipërinë duke menduar se është një shtet që mund të mundet lehtë, por ata me sa duket nuk e njohin mirë Shqipërinë dhe historinë e saj.
“Shqipëria nuk ështtë gjetur kurrë në vendin e agresorit por i është dashur të vetmbrohet vendosshmërisht. Rasti më i freskët është sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ndaj një vendi demokratik dhe të lirë. Ndonëse agresorët e fshehur pas pushtetëve andi-demokratike mendojnë se vendi ynë mundet thjeshtë dhe shpejtë, por mesa duket nuk njohin as Shqipërinë as historinë. Dua të falenderojë SHBA-në për mbështetjen që Shiqpëria t’i bëjë ballë problematikave të ndryshme. Shqiptarët kanë ditur të jenë në krah të popujve të tjerë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Dua të rishprehë gëzimin e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Ballkanit Perendimor, edhe pse vonë. Ne kemi bërë hapa të mëdha drejt Bashkimit Europian”, shprehet Begaj.